Fahri Balliu: Komisioni i “Zgjedhores”, si komision sanitar! Drama më e madhe e Ramës ishte …

Gazetari Fahri Balliu bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është si një komision sanitar.

Duke vlerësuar sjelljen e opozitës, Balliu deklaroi se drama më e madhe e kryeministrit Edi Rama nuk ka qenë fakti se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut.

“Opozita ka zgjedhur mjetet e duhura. Fondamentale përballë kësaj qeverie është lufta e paepur me protesta të fuqishme për të ndalur recensionin, si recesion kombëtar të Shqipërisë. Opozita zgjodhi një qëndrim kombëtar. Kemi këtë Shqipëri të zezë. Të gjitha kërkesat e opozitës, siç kanë qenë, mbeten në tavolinë dhe nuk lëvizin. Komisioni i Reformës Zgjedhore është si komision sanitar, ndaj sjellja e opozitës duhet kuptuar si mençuri e saj për t’i dhënë mundësinë vendit të dalë nga ky recension kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të marrësh përsipër të mbrosh Ramën dhe sjelljen e tij qeveritare është bërë shumë e vështirë. Asnjë lloj sjellje e tij nuk është normale. Ky njeri i ka vënë kazmën këtij vendi dhe po përpiqet opozita me një sërë gjetjesh, mënyrash, që t’iu ruajë shpresën këtij populli, që të dalin në luftë, t’i bashkohen në demonstrata. Drama e Ramës nuk fakti që nuk do t’i hapeshin negociatat Shqipërisë, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin Maqedonisë së Veriut. Rama ka bërë gjithçka që të mos futej dhe Maqedonia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?