Faik Buci bën “lëmsh” drejtësinë për vrasjen e së bijës: Është prostitutë, po më doli para do e vras

Vrasja e Eglantina Bucit në 2012, asokohe vetëm 23-vjeç është një ngjarje e mbushur me mistere por Policia e Shtetit arriti që pas 8 vitesh të zbardhë krimin makabër dhe të vërë autorët para drejtësisë. Babai dhe vëllai i saj, janë autorët e krimit të rëndë por dëshmitë e Faik Bucit e ka bënë më “lëmsh” policinë. Në dëshminë e fundit, babai i Eglantinës ka thënë se vajza është gjallë dhe vazhdon të jetë prostitutë. Ai ka theksuar edhe se nëse vajza del para do ta vrasë. “Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para do e vrasë”.

Më herët ai ka dhënë një deklaratë ku ka pranuar krimin e rëndë dhe thoshte se e kishte bërë për nder. Faiku para se të ekzekutonte me një plumb në ballë vajzën e tij, tentoi edhe më herët të vriste atë. Hera e fundit ka qenë një javë para vrasjes në Malin me Gropa në vitin 2012. Faiku e gjurmoi të bijën dhe e priti tek “Shkolla e Bashkuar”. 23-vjeçarja e pa menjëherë të atin dhe u fsheh, duke i shpëtuar vrasjes. 5 ditë pas vrasjes, ai shkoi sërish në vendin e ngjarjes bashkë me djalin e tij, Shkëlzenin, për të marrë trupin e pajetë dhe për ta çuar në një vend tjetër. Babë e bir nuk ia dolën, pasi trupi i gjet nga një gjahtar i zonës, i cili njoftoi policinë.

Rrëfimi në polici i një miku të Shkëlzen Bucit, të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, ka riaktivizuar hetimin që çoi në zbardhen e ngjarjes makabër të ndodhur 8 vite më parë. Në vitin 2017, teksa ishte arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ai i ka thënë hetuesve se kishte shoqëruar në mjet Shkëlzen Bucin dhe të motrën drejt Malit me Gropa. Gjatë rrugës motër e vëlla kishin debatuar dhe ai kishte dyshime se e reja ishte vrarë. Kjo ka ngjallur dyshime për Policinë se eshtrat njerëzore të zbuluara në Malin me Gropa në shtator të vitit 2012 mund të ishin të 23-vjeçares e cila rezultonte e zhdukur.

Personi që dha informacionin tashmë ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa hetimi i mëtejshëm provoi identitetin e kufomës së gjetur në Malin me Gropa. Eshtrat e gjetura janë dërguar në një organ të specializuar në Kosovë, ku është përfituar një material gjenetik. Kjo ADN përputhej me atë të nënës së viktimës, duke provuar kështu shkencërisht se kufoma e groposur në Malin me Gropa i përkiste 23-vjeçares së zhdukur. Gjatë hetimit u ngritën dyshime se në krim ishte përfshirë edhe babai i 23-vjeçares, Faik Buci. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë fakti se Eglantina ishte larguar nga banesa për të bashkëjetuar me dikë, pa dëshirën e babait dhe vëllait.

SHKARKO APP