FAKSIMILE/ Tentoi revoltë në burg, Gjykata ndëshkon Redjan Rrahjan: Tri muaj mbikëqyrje e veçantë. Ja çfarë ndodhi te “313”-ta

Sistemi i institucioneve penitenciare është konsideruar si një nga hapësirat më delikate përballë virusit Covid-19 për shkak të riskut të lartë të përhapjes që mbart.

Kjo ka bërë që drejtuesit e këtij institucioni të marrin një sërë masash të forta, qoftë ato në lidhje me protokollin e shëndetësisë, qoftë ato në lidhje me protokollin e sigurisë.

Gjatë këtij harku kohor, janë shënuar edhe disa shkelje nga ana e të burgosurve, ku disa prej tyre kanë kanë tentuar të shfrytëzojnë situatën për të ngjallur pasiguri, panik dhe trazira në ambjentet e dënimit duke kërkuar nga autoritetet që të lihen të lirë.

Burimet bëjnë me dije, se ka pasur ndëshkime të forta për të gjithë personat që kanë provokuar përpjekje për të nxitur e krijuar trazira.

Ndërkohë, një nga rastet e fundit është ai i të paraburgosurit Redjan Rrahja në IEVP “Jordan Misja” Tiranë, ndaj të cilit ditën e sotme Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për ta ndëshkuar duke e vendosur me tre muaj nën mbikëqyrje të veçantë. Kujtojme se Redjan Rraja, eshte i afërmi i deputetit të PS në Krujë Rahman Rraja.

Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Burime nga Burgjet, bëjnë me dije se më datën 21.4.2020, rreth orës 19:31, kur sapo filloi procesi i zakonshëm i kujdesit shëndetësor dhe kontrollit të sigurisë, shtetasi Redjan Rrahja ka nisur agresionin duke ushtruar dhunë të rëndë verbale ndaj punonjësve të shërbimit si dhe pronës e elementëve të sigurisë në burg.

Ai ka pretenduar se rrezikohet nga Covid-19, duke nxitur ulërima dhe kërcenime nga disa të burgosura.
“Nëse për 10 min nëse nuk njofton oficerin e rojës për të marë masa për t`a larguar të burgosurin që dëgjova se ka Covid, atëherë do të ngrejmë sektorin në revoltë. do i q.. robt, do e sakatojmë.., do shëmb derën nuk do pyesim më! Do marr revansh! Nuk do gjej qetesi sektori!”, mësohet të jetë shprehur Rrahja i cili ndonëse ka vetëm 5 muaj në paraburgim, ka patur episode të përsëritura dhune ndaj punonjësve të sigurisë, të burgosurve të tjerë dhe dëmtojë ambjentet e qelisë.

Deri më tani, mësohet se gjendja në burgun 313 është stabilizuar, ku personat e infektuar janë karantinuar në ambjente të veçanta dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Gjithashtu, bëhet me dije se në vijimësi masat e marra janë: Matja e temperaturës, verifikimi i simptomave, kryerja e konsultave mjekësore, intervistimi i përditshem, përdorimi i maskave dhe dorezave, dizenfektimi i ambjenteve të burgjeve dhe aksesimi i solucioneve me natyrë dezinfektuese, pezullimi i takimeve i të dënuarve me familjarët dhe komunikimi nëpërmjet platformës “Skype” etj…

Më poshtë Tirananews.al pasqyron vendimin e Gjykatës së Fierit:

SHKARKO APP