Fakte dhe shifra kryesore për stacionin e kompresorit te TAP në Fier

Nga Agim Fjolla.

Këshilltar për Komunikimet në TAP

Sipërfaqja e Stacionit të Kompresorit në Fier: 162,970 m2. (afërsisht sa 25 fusha futbolli)

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguria

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në fund të Prillit 2018, ekipet e punës për ndërtimin e Stacionit (JV Renco-Terna, si dhe nënkontraktorët shqiptarë) treguan një performancë të shkëlqyer përsa i përket sigurisë:

  • Totali i orëve të punës = 1,032,883
  • Rastet totale të ndihmës së parë (FAC) = 3 (dy pickime bletësh/ 1 gërvishtje në parakrah)
  • Totali i Lëndimeve të Regjistruara (LTI, MTPT, KRU) = 0

Kapaciteti i Stacionit të Kompresorit pas përfundimit

  • Për fazën fillestare (2020), kapaciteti i sistemit do të furnizojë rreth 10 bcm/v (miliardë metra kub në vit) gaz natyror, i barabartë me konsumin e energjisë të afërsisht shtatë milionë familjeve në Evropë.
  • Kapaciteti i gazsjellësit mund të dyfishohet deri në 20 bcm/v (zgjerim në të ardhmen) duke shfrytëzuar të njëjtin tubacion por duke shtuar kapacitet kompresuese.

Teknologjia

  • Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit (“zemra” e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.
  • Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 145 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar.
  • Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz3 MW e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.

Funksionimi i Stacionit të Kompresorit

  • Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit është i ndryshueshëm, me stacionet që operojnë me zero, një ose dy kompresorë, në varësi të kërkesës për gaz. Stacionet kontrollohen në vend ose në distancë, nga dhoma e ardhshme e kontrollit në Itali.
  • Të gjitha komunikimet e sistemit të kontrollit sigurohen nëpërmjet kabllove me fibra optike të vendosur përgjatë gjatësisë së tubacionit. 

Materialet e përdorura

  • Punime mbi tokë – 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)
  • Kolona guri – 4,687 kolona (57,000 m3)
  • Beton – 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)
  • Tubacione – 2,115,000 kg
  • Kabllo elektrike – 140 km (nga Tirana në Vlorë)
  • Kabllo instrumentesh – 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje) 

Ecuria e punimeve deri më tani

  • Ecuria e përgjithshme e ndërtimit të Stacionit të Kompresorit në Fier = 31%

Kalendari i punimeve (datat kryesore) të Stacionit të Kompresorit

  • Fillimi i ndërtimit: 08 Mars 2017
  • Përfundimi i ndërtimit: Mars 2019
  • Gati për Operim: tre-mujori i katërt i 2019
  • Gati për Fillimin e Operimit Tregtar: 2020

Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)

  • Aktualisht janë rreth 210 punëtorë
  • Pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019.
  • 70% e fuqisë punëtore janë vendas.
  • Për më tepër, aktivitetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
  • Nënkontraktorë shqiptarë: Vagalat, Gjoka, Heko, Elmazaj, APM, Albaelettrica dhe Renco.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?