Fakte të reja në dosjen që del nesër në gjykatë për bandën

Shume flete nga dosja hetimore kane dale ne media.  Emra qe kane paguar shuma te medha si gjobe ndaj Shullazit,etj.

Mbi Emiljano Shullazin rëndojnë disa vepra penale, më e rënda “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” e më pas “gjobëvënie”, trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“ABC News” ka arritur të sigurojë një kopje të kërkesës së prokurorisë, që u dorëzua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, sipas të cilës janë 15 raste kur banda e Shullazit gjobiti, kërcënoi apo vendosi tritol ndaj personave të ndryshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, përfituan shuma të mëdha parash nga biznesmenë të njohur në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria përmend emrat e biznesmenëve në dosje, por për arsye etike, Abcnews nuk i ka publikuar. Në mesin e personave që kanë paguar gjobën, është pronari i një konçesionari dhe pronar i një kompanie të madhe të hidrokarbureve në Shqipëri.

Një biznesmen tjetër është përfaqësuesi i një kompani të njohur kafeje dhe pronar i disa lokaleve në Durrës.

Pre e bandës ka rënë një biznesmen që në vitin 2007 ka qenë i dënuar për trafik droge, tashmë pronar i disa qendrave tregtare.

Por Abcnews raporton se asnjë prej biznesmenëve nuk kallëzoi direkt të dyshuarin Emiljano Shullazi për gjobëvënien.

Në dosje thuhet se, Shullazi me anë të dhunës dhe kërcënimeve përfitoi një sipërfaqe të madhe tokë dhe ndërtesën brenda saj, e njohur ndryshe si ish-hotel “Vollga” në Durrës. Për regjistrimin e kësaj prone, në dosje thuhet se “banda” e tij ka rrahur e dhunuar punonjës të Hipotekës në Durrës dhe asaj qendrore në Tiranë. Po me anë të kërcënimeve, prokurorët dyshojne se Shullazi po tentonte të privatizonte objektin e quajtur “Parku Sportiv” në Durrës.

Me të njejtat metoda dhune dhe kërcënimi, prokuroria pretendon se “banda” drejtuar nga Shullazi ka tentuar të marrë një sipërfaqe prej 1200 m2 parking në kryeqytet, pronarëve të së cilës në formë kërcënimi i ka vendosur edhe eksploziv.

Prokuroria, në dosje ka renditur edhe akuzën për kanosje dhe kërcënim ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni për tërheqjen nga gara, akuza për të cilën prokruorët kanë administruar deklarimet e tyre.

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule mësohet se është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.

Përveç këtyre akuzave, grupi hetimor ka ngritur dyshime se Emiljano SHullazi dhe banda e tij, prej kohësh në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj janë organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Bazuar në të gjitha këto akuza dhe raste, prokuroria kërkon nga gjykata që tre të dyshuarit të mbesin në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?