Falen gjobat nga Covid-19. Përfitojnë 4200 shoferë dhe 6800 këmbësorë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Edhe pse shkelën rregullat e qeverisë, kjo e fundit ka vendosur që të falë gjobat. Drejtuesit e mjeteve që u janë hequr patentat, lejet e qarkullimit, apo edhe u janë bllokuar automjetet për shkak të masave shtrënguese anti-covid, duhet të paraqiten pranë një sporteli të tillë në sektorët e policisë rrugore, në qarkun përkatës, së bashku me një numër llogarie bankare për të tërhequr paratë e gjobave që ata kanë paguar apo dhe automjetet që u janë bllokuar nga policia.

Për shkelje të rregullave anticovid qëndrojnë të bllokuara 630 automjete, njëkohësisht po aq edhe leje drejtimi të pezulluara. Këmbësorë të gjobitur për thyerje të orareve të karantinës janë 6800, ndërsa shoferë që janë ndëshkuar për shkak se kanë pasur më shumë pasagjerë në automjetet e tyre janë 3600.

Kjo është falja e dytë që bën qeveria, nëpërmjet një akti normativ pas faljes që bëri në muajin prill, ku përfituan 7107 këmbësorë që ishin gjobitur për shkak të thyerjes së karantinës, si edhe 1941 drejtues mjetesh, që u hoq patenta për tre vite dhe iu bllokuan automjetet. Falja e gjobave përfshinë periudhën nga data 17 prill deri në datën 7 tetor 2020.

SHKARKO APP