“Falja e krimeve të luftës”, Auron Tare i “përvishet” Baton Haxhiut: Më vjen turp që dëgjoj nga një kosovar një propozim të tillë

Studiuesi dhe historiani Auron Tare i “përvishet” analistit Baton Haxhiu, ky i fundit i lakuar shpesh si ‘këshilltari de fakto’ i kryeministrit Rama.

Sipas një deklarate publike të bërë në një televizion në Kosovë, Baton Haxhiu tha se “Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës”.

Nga ana tjetër, në reagimin e tij, Tare thotë se i vjen turp ta dëgjojë një propozim të tillë nga një kosovar teksa kujton krimet e tmerrshme nga armët e serbisë në kohën e luftës.

“Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të kem qenë pjesë e një ekipi britanik që ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukës në ‘99. E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saja. Kam parë karvanet e pleqve me femije të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zene gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara qe kishin tentuar vetvrasje. Kam parë djem dhe vajza të reja te ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UCK- s te vrarë nga armet serbe. Unë nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohe por më vjen turp që degjoj nga një kosovar një propozim të tillë”, shkruan Auron Tare.

REAGIMI I PLOTË I TARES:

Baton Haxhiu dhe plani i tij per te falur krimet serbe.

Simon Ëiesenthal ne librin e tij te famshem “The Sunflower” tregon per nje Cifut ne Aushvic i cili u ndesh me nje dileme te madhe morale. Nje dileme e cila perfaqeson dilemen e popullit te tij Faljen ndaj persekutoreve. Simon Ëisenthal na tregon se si nje ushtar SS i plagosur per vdekje kerkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kerkuar paqen perpara vdekjes se tij.

” me kot priste ne deshperim per fjalet e ngushellimit qe mund ti jepnin paqen qe kerkonte para vdekjes. ” Mbrapa dritares se katit te dyte une pashe nje burre me nje femije te vogel ne krahe. Robat e tij kishin marre flake. Ngjitur ishte nje grua
me siguri nena e femijes. Me doren e lire burre i vuri pellemben ne syte e femijes dhe u hodh ne rruge, Gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan te hidheshin trupa ne flake, Ne filluam te qellonim”
Ushtari S.S i cili mendonte se Ëisental ishte nje perfaqesues i races se tij perpiqej te kerkonte falje per te cliruar koshiencen perpara vdekjes qe po e priste nga casti ne cast.
Ai i lutet cifutit te denuar ne Aushvic per te pranuar faljen e tij , luten duke pritur me ankth fjalen qe do ti sillte nje vdekje te qete. Por djaloshi cifut, i cili me siguri priste vdekjen e afert ne kampin famekeq edhe pse i rrethuar nga shoket e ushtarit S.S te shtrire ne barele, qendroi i heshtur deri sa ushtari dha shpirt. Nje heshtje e cila e shoqeroi gjate gjithe jetes se tij si nje dileme e madhe morale. A mund te falen kriminelet?”

Ky pasazh i marre nga libri i nje prej ikonave te persekutimit cifut, Ëiesenthal flet qarte per dilemen morale ne se duhen falur persekutoret, ata qe masakruan nje popull te tere, ata qe dogjen me zjarr fshatra te tera, ate qe perdhunuan vajzat e reja qe shperngulen me qindra mijra njerez nga shtepite e tyre. Heshtja e Simon Ëiesenthal dhe drama morale e heshtjes se tij ka qene pike debati per shume autoritete fetare dhe filozofike. Por heshtja dhe mos falja e ketyre krimeve ka qene dhe eshte nje prej gureve te rendesishem ne themelin e Shtetit te Izraelit. Mu kujtua ky debat kur degjova Kosovarin Baton Haxhiu i cili me ze dhe figure propozonte faljen e krimeve serbe.

Une kam pasur fatin e mire dhe te keq te kem qene pjese e nje ekipi britanik qe ka ndjekur ngjarjet e Kosoves per 6 muaj ne Tropoje ne 1998 dhe 6 muaj te tjera ne Kukes ne 99. E kam perjetuar tragjedine kosovare me te gjitha tmerret e saja. Kam pare karvanet e pleqve me femije te tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk me ka zene gjumi nga pershkrimet e burrave te torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam pare lotet e vajzave te perdhunuara qe kishin tentuar vetvrasje. Kam pare djem dhe vajza te reja te ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UCK- s te vrare nga armet serbe. Une nuk e di se ku ka qene Baton Haxhiu ne kete kohe por me vjen turp qe degjoj nga nje kosovar nje propozim te tille. Eshte nje trup per nje gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e Krimeve ndaj popullit te tij. Baton Haxhiu ne se ka ndonje problem mund te shikoje modelin Izraeilit i cili vazhdon ende me nje kembengulje te admirueshme te kerkoje kriminelet naziste kudo ne Bote per ti sjelle para drejtesise. Sjellja perpara drejtesise e krimineleve qe masakruan popullin cifut edhe pas dekadash ka qene nje force e madhe morale e izraeliteve per ti kujtuar botes mbare masakrat e shfarosjes. Po Batoni yne? Per cfare falje flet?

SHKARKO APP