Falja Natën e Kadrit nesër në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Falja e Namazit Natën e Kadrit do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit (para ish-Hotel Dajtit), bëhet e ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për shyp mësohet se falja e namazit Natën më të mirë se një mijë muaj do të kryhet në orën 22:00 të dielën e 10 qershorit.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje nga viti në vit, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme edhe në netë normale të Ramazanit dhe për ta vlerësuar bashkarisht “Natën e Kadrit”, e cila është më e vlefshme edhe se sa njëmijë muaj, falja e namazit të teravisë do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe lexim Kur’ani, ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë të nderuar: Përshëndetjet: Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj dhe Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra 
Referate: Elvis Naçi, Ahmed Kalaja

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur’an: Egzon Ibrahimi

Falja e namazeve: Lauren Luli, Elton Karaj, Bilal Teqja, Mikel Hazizolli, Veton Tulla

Lutje: Bujar Spahiu, Bilal Teqja

Falja e Jacisë dhe e teravisë do të shoqërohet me ligjërata nga të sipërpërmendurit, dhe në fund dua dhe lutje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?