Fallxhorja i grabiti 13 mln lekë, 65-vjeçarja: S’mbaj mend gjë, më kërkoi ujë dhe…

Një grabitje nga një fallxhore është realizuar. 13 milionë lekë janë grabitur në një banesë në fshatin Zhamë të Lushnjes. Jalldize Ibraliu ishte e vetmja në shtëpi kur ra pre e grabitjes, 65-vjeçarja tregon se si një grua erdhi në shtëpinë e saj dhe u prezantua se ishte nga Tetova dhe i kërkoi ujë.

“Më kërkoi ujë, pastaj më tha, ty të paskan bërë magji ishte një grua që të ka bërë edhe burrit tënd, duan të vrasin çunin, më tha. Kaq mbaj mend unë. Se si jam ngjitur lart, se çfarë kam bërë asgjë s’mbaj mend”,-tha 65-vjeçarja.

Pasi bashkëshorti i 65-vjeçares u kthye në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh. Ai ka bërë kallëzim në polici. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë dhe po punonin për identifikimin e autores së grabitjes.

SHKARKO APP