Falsifikoi origjinën e 100 ha tokë në Zvërnec, arrestohet vlonjati

Një 54-vjeçar nga Vlora, Pëllumb Petritaj, u arrestua nga ‘Krimi Ekonomik’ i Policisë së Vlorë për falsifikimin e origjinës së 100 ha tokë Zvërnec.

Policia tha se Petritaj u arrestua pasi dyshohet të jetë autor i veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuarnga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj  ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?