Falsifikonte targat e automjeteve në Itali, në pranga 21 vjeçari shqiptar

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për falsifikimin e targave të makinave.

Gjatë një patrulle rutinë të policisë në zonën e Via Boaria, autoritetet ndaluan një makinë pa targa ku ndodhej 21 vjeçari me iniciale G.S.

Shtetasi shqiptar nuk ishte i pajisur me patentë dhe leje qarkullimi ndaj policia bëri një kontroll në automjetin e tij.

Oficerët gjetën në sediljen e prapme të makinës tip Alfa Romeo, disa targa të cilat ishin të mbuluara me ngjitës të zi duke fshehur numrin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti pinca të mëdha të cilët përdoreshin për shkuljen e targave.

Shtetasi G.S. u shoqërua në komisariatin Faenza nën akuzën e falsifikimit të targave të automjeteve.

SHKARKO APP