Falsifikuan dokumentet e pronësisë së një toke në Dhërmi, arrestohen 2 zyrtarë të lartë të Këshillit të Qarkut Vlorë
Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, një specialist i kësaj drejtorie dhe një 51-vjeçar nga Himara u arrestuan këtë të premte në një operacion të koduar “Formulari” nga policia e qytetit bregdetar.
Sipas burimeve zyrtare, pas një hetimi disamujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
–B. Gj., 60 vjeç, banues në Vlorë.
–K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
–S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.
Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.
KOHA JONË SONDAZH

