Familja bukë dhe qumësht natën e Vitit të Ri

Për shumë familje në Bulqizë, tryeza e Vitit të Ri ka qenë mjaft e varfër, pasi pjesa më e madhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike por ka edhe nga ata që natën e Vitit të Ri nuk e kanë festuar.

Familja e Ibrahim Shytit në fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, natën e Vitit të Ri e kaluan vetëm me bukë dhe qumësht. Nëna dhe babai thonë se nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë dy fëmijët të moshës 7 dhe 8-vjeç. Afërdita tregon sasinë e fundit të miellit që i ka mbetur.

Ibrahimi thotë se paratë nuk i dalin as për të ngrënë e as për ilaçe, ndërsa vetmja lodër për për dy fëmijët e kësaj familjeje, është kjo tollumbace, ndaj edhe vetë ata drejtojnë sot një thirrje.”Do kishim dëshirë që për vitin e ri, tryeza jonë të ishte plot me ushqime”, thonë fëmijët e Ibrahimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?