Familja e deklaroi prostitutë dhe e vrau, xhaxhai kërkon eshtrat e mbesës

Një krim makabër që ndodhi para 8 viteve, vetëm pak ditë më parë ka çuar në pranga autorët. Rrëfimi në polici i një miku të Shkëlzen Bucit, të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, ka riaktivizuar hetimin që çoi në zbardhen e ngjarjes makabër të ndodhur 8 vite më parë.

Bashkim Buci, xhaxhai i 23-vjeçares ka kërkuar eshtrat e mbesës. Ndryshe nga familja e të ndjerës, të cilët pas zhdukjes së të resë, deklaruan se ajo ishte bërë prostitutë, ai dëshiron që mbesa e saj të prehet e qetë dhe që të ketë një vend ku ta qajnë. Ai ka shkuar në policinë e Tiranës dhe ka kërkuar që t’i japin eshtrat e të mbesës që t’i bëjë një varr. Autoritetet nuk i kanë dhënë ende, pasi presin që të mbarojnë hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit.

Vrasja e vajzës që mbeti e groposur tek Mali me Gropa u zbardh tetë vite pas kryerjes së krimit makabër, pasi kafshët e egra i nxorrën eshtrat në sipërfaqe. Dëshmitari i kësaj vrasjeje bëri që të viheshin në pranga Faik dhe Shkëlzen Buci. Këta të fundit akuzohen se e kanë vrarë familjaren e tyre për nder, pasi dëshironte të bashkëjetonte me të dashurin e saj, në atë kohë. Përpara grupit hetimor, ata kanë mohuar akuzat për krimin e rëndë.

SHKARKO APP