Familja e kishte braktisur Mjacajn! “Shihte i qetë lajmet”

Familja e Sokol Mjacaj e kishte braktisur djalin e madh.

Që prej vrasjes së 13-vjeçarit Agim Leraj, familja nuk merrej me të.

Sokoli vrau shokun e shkollës së tij për një varëse.

Pas kësaj, Fran dhe Tone Mjacaj u distancuan nga djali i tyre.

Ai kreu dënimin, por askush nga familja nuk i shkoi në qeli.

Pas lirimit ai udhëtonte nga një zonë në tjetrën duke kërkuar mënyra se si të bënte para.

Ndërkohë Age Koçeku, gruaja e fshatit Grudë, që thuhet se negocioi për dorëzimin e tij, ka rrëfyer se ai ishte shumë i qetë gjatë kohës që qendronte në shtëpi.

“Nuk kishte asnjë fije frikë. Më e frikësuar isha unë se ai. Kur po shkoja me mbushë ujë, gjysma m’u derdh se më dridheshin duart prej frikës”.

“Ai gjithë kohës i mbante duart në xhepa dhe unë mendova se po më therte edhe mua. I thashë pash Zotin mos bëj gjë se po më merr në qafë edhe mua dhe vete. Jo, më tha, mos ki frikë. Në atë moment nxori nga xhepi një biçak të vogël dhe e futi prapë. Në atë moment erdhi policia dhe e mori”.

E pyetur se çfarë bëri gjatë kësaj kohe, Koçeku thotë: “Ka qendruar për aq sa qendroi i ulur në divan dhe po shihte televizor. Po shikonte lajmet që jepnin për të dhe dëgjonte madje edhe policinë që bënte thirrje që të dorëzohej”.

“Në momentin e dorëzimit më tha ‘a dalim bashkë’. Kishte frikë se mos e qëllonin. I thashë, mirë, dalim të dy bashkë”.

SHKARKO APP