Familja Gjyli kalon dimrin e dytë pa mbrojtje nga shiu: Çdo cep i çadrës është me ujë

Dimri i dytë sërish e ka gjetur në çadër familjen e Myslym Gjylit në Gjuriçaj të Durrësit. Reshjet e shumta të shiut që kanë sjellë edhe përmbytje e kanë vështirësuar akoma më shumë jetesën e përditshme. Ai tregon se shiu ka depërtuar duke hyrë brenda strehëzës dhe i ka detyruar të hedhin shumë veshmbathje, dhe orendi shtëpiake.

“Çdo cep i çadrës është me ujë, ftohtë i tmerrshëm”,-thotë i moshuari. Myslym Gjyli tregon se ka trokitur në shumë dyer institucionesh kompetente për të kërkuar ndihmë pas vlerësimit të dëmit. “Kam shkuar te zyra e informacionit në Durrës kam bërë ankesë-kërkesë, asgjë deri tani. Vijnë dhe ikin, diçka do të bëhet për ty por kur?”.

Me dëshpërimin që lexohet tek sytë e tij, shpreh se për të ka shumë kohë që nuk e ndjen aromen e shtëpisë. Netët e dimrit janë të ftohta në çadrën e tyre dhe thotë se sëbashku me bashkëshorten e tij bien në gjumë herët për tu zgjuar po herët në mëngjes, duke shpresuar se dita e re do të sjellë për ta triumfin e shpresës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjithë ditën duke hapur sytë se po vjen ndonjë inxhinier. Shumë e tmerrshme, nëse e ke inat tjetrin i thuaj “të pafsha në çadër”,-thot më tej Myslym Gjyli. Procesi i rindërtimit të banesave të tërmetit po ecën me ritme shumë të ngadalta. Apeli për ndihmë i kësaj familjeje shkon ndaj të gjithë institucioneve kompetente dhe çdokujt që e dëgjon thirrjen, individi apo biznesi, për të kthyer vëmendjen në mënyrë që të përmbushin sadopak minimumin jetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?