Familja Gushi u shua në aksidentin tragjik, të afërmit dalin në protestë: Duam drejtësi
Familja Gushi u shua tragjikisht në aksidentin rrugor, dhe familjarët e tyre këtë pasdite kanë dalë në protestë në qendër të qytetit të Fierit, ku kërkojnë drejtësi! Motra e viktimës, Silvana, thekson ndër të tjera se familja e të riut që shkaktoi aksidentit, Igli Madani nuk i kanë kontaktuar për t’i ngushëlluar. Ato shprehen se nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi. ”Familja e personit që kishte mjetin Tip Audi nuk na ka kontaktuar, nuk ka shprehur ngushëllime! Ne nuk duam hakmarrje, ne duam drejtësi”.
Në protestë ndodhej edhe nëna e Silvana Gushit, e cila u shpreh se nuk kërkon hakmarrje por vetëm drejtësi për të afërmit që i ka marrë. “Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”, tha e ëma e 33-vjeçares.
Daja i Silvanës, tha se babai i djalit që shkaktoi aksidentin duhet që tu shkonte të kërkonte falje për krimin që bëri djali i tij. më tej ai ka thënë se drejtësia duhet që të veprojë në përputhje me ligjin.
“Ne jemi njerëz të thjeshtë dhe kërkojmë vetëm drejtësi nuk kërkojmë hakmarrje. Babai i atij djalit duhet të na dilte ballë për ballë, të na trakiste në derë. Kërkojmë drejtësi nga policia dhe drejtësi nga gjykata për të mos i manipuluar provat. Duam të futet në burg ai që na mori 4 anëtarë të familjes, Drejtësia duhet të veprojë ashtu siç i takon ligji. Ne jemi njerëz që duam drejtësi dhe nuk duam hasmëri”, përfundoi daja.