Familja hap dyert e mortit, ende nuk e kanë trupin e Jan Prengës

Prindërit e Jan Prengës, kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet sipas riteve edhe pse trupi i pengut të vrarë nuk është gjetur ende. Ai u rrëmbye në datën 17 janar 2020 dhe në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do ti çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jani mund të jetë gjallë.

Për dëshmitarët që u gjenden afër vendit ku ai u rrëmbye nga katër persona, është me e lehtë të heshtësh përsa kohë prokuroria dyshon se Jan Prenga u rrëmbye pas konflikteve të trafikantëve me vëllain e tij lidhur me një sasi prej 260 kg kokainë. Ngarkesa besohet që ishte siguruar në Ekuadur tek trafikantë atje, përmes Dritan Rexhepaj, por nuk u dorëzua më në destinacion, prej vëllait të pengut, shtetasi Astrit Prenga.

Kjo gjë solli edhe rrëmbimin e tij me urdhër të grupit të Dukagjinit, emrat e të cilëve u treguan në polici nga vëllai tjetër i pengut, shtetasi Anton Prenga. 6 ditë nga rrëmbimi i Jan Prengës, grupit në fjalë ju dorëzua një pjesë e kokainës së bashku me 700 mijë paund, por ai nuk u kthye. Deri tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim. /TCH/

SHKARKO APP