Familja me 5 anëtarë në Krujë në “pikë të hallit”
Banesa e Ilir Bojës në Krujë është përzgjedhur nga Bashkia Krujë për të qenë pjesë e projektit për restaurimin e 30 banesave të familjeve më të varfëra në territorin e kësaj Bashkie. Kjo familje përveç një antari, të tjerët i ka me probleme të shëndetit mendor, të paaftë për të punuar. Bashkia ka dhënë një fond afërsisht 3 milion lekë të vjetra dhe ka bërë një preventiv për të rikonstruktuar banesën e tyre, por në situatën që është banesa nuk mund të bëhet asgjë. Emisioni investigativ”BOOM” në Rtv Ora News ka udhëtuar në qytetin e Krujës, më konkretisht në lagjen “Bojë” ku jeton familja e Ilir Bojës. Kjo familje me 5 antarë ka shumë probleme. Në të jetojnë persona me probleme të shëndetit mendor, që nga kryefamiljari dhe dy fëmijët. Kushtet në të cilat ata jetojnë janë varfëri ekstreme, teksa nuk furnizohen as me energji elektrike. Për “BOOM”, shqetësimin e ka ngritur një nga të afërmit e tyre, ku shprehet:
I afërmi: “Ka dhënë bashkia e Krujës një fond prej afësisht 3 milion lekë të vjetra për të riparuar shtëpinë, po me kaq lekë në këtë gjendje që është s`mund të riparosh asgjë.Bashkia ka kontraktuar një firmë për realizimin e këtyre punimeve, firma ka thënë me këto që më ka dhënë bashkia, në këtë gjendje që është shtëpia nuk mund të bëj asnjë rregullim. Gjendja e shtëpisë është skandal. Mure të çara, tavan që fut ujin brenda, një divan dhe një kolltuk kanë për të ndenjur dhe fjetur 5 veta”.
Vetëm një nga tre djemtë e familjes, është mirë nga ana mendore. Ai është 18 vjeç dhe thotë se bën një jetë shumë të vështirë. Punon me ditë kur gjendet ndonjë punë dhe ju sjell kur ka mundësi të punojë ndonjë ushqim familjes. “Kur punoj me ditë u sjell ndonjë gjë për të ngrënë. Ka pasur raste që kemi rënë edhe pa ngrënë”.
Të tre fëmijët rrëfejnë se nuk kanë bërë asnjëherë shkollë. Madje më e keqja është se ata nuk kanë as dëshira. “Nuk di të shkruaj, as të lexoj. Nuk kam asnjë dëshirë. Jemi shumë keq”. Bashkia ka thënë do bëj hidroizolim, domethënë do i bëjë taracën, po muret janë të çara. Si mund të mbaj hidroizolimi mbi muret e çara? Përfaqësuesi i firmës që ka fituar tenderin: Problemi është te volumet.A mban kjo soletë që t`i bësh hidroizolim? Ajo nuk mban të hipi robi lart, se bie.
Gazetarja: Po, e kuptoj.
Përfaqësuesi i firmës që ka fituar tenderin: A mbajnë këto shtëpi, të mbajnë suvatime? Është e shkatërruar komplet. Kanë rënë muret.Ai s`më ka vënë as mure për të bërë, as tjetër gjë, e kupton?Volumet e punës nuk janë ato. Sepse nesër kontrolli i lartë i shtetit nuk më thotë mua, zotëri sa lekë ke harxhuar ti këtu? Thotë pse s`ke bërë këtë, këtë , këtë ….në rast se unë s`i bëj.Problemi është se unë të bëj izolim, aty nuk ka soletë.
Gazetarja: Po mirë, këto nuk u panë përpara?
Përfaqësuesi i firmës që ka fituar tenderin: Nuk është puna ime kjo, kjo është puna e bashkisë.Po unë nuk e filloj punën atje se nuk më mban puna ime. Do më thonë mua ça ke bërë? Ajo do bjeri.Ajo do bjeri, ça do bëj unë tani? Më 3 milion apo me katër milion e kam marrë unë si punë atë, po nuk ka lidhje me lekët. Këtu ka lidhje me volumet e punës. 4 milion janë taksa shteti, janë shumë e shumë gjëra të tjera.
Në fund i afërmi i familjes Boja u bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje me materiale, jo me lekë, që të rregullojnë shtëpinë. Të paktën një dhomë dhe një kuzhinë.
I afërmi: “U bëj thirrje të gjithëve që mund ta ndihmojnë të kenë një vend ku të fusin kokën”.
KOHA JONË SONDAZH

