Familja me 7 anëtarë, në çadër pas tërmetit

7 familje në Maminas, pas tërmetit të 21 shtatorit, jetojnë nëpër çadra sepse shtëpitë e tyre janë të pabanueshme. Ruzhdi Deda jeton me familjen e tij, 7 veta në një çadër vetëm pak metra katrore, në fshatin Bodinak të Maminasit. Shtëpia e tij është kryesisht e pabanueshme, ai na tregon se ka vetëm pak ditë që ka arritur të lidh rrymën elektrike, ndërkohë që në kushte ekstreme mjerimi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij 15-vjeçare që është individuale.

Administratori i komunës, Bledar Dervishi na thotë se shtëpitë do të ndërtohen nga e para në një kohë të shkurtër. Në anën tjetër të Maminasit janë disa shtëpi të tjera të pabanueshme. Disa familje janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme, ndërsa disa të tjera jetojnë në çadra.

Hysen dhe Pashë Luku kanë 40 vite që jetojnë në këtë shtëpi por lëkundjet ishin aq të forta sa muret u rrëzuan. Ngjitur është një tjetër shtëpi e pabanueshme. Vjollca Luku çdo ditë bënë punët e shtëpisë, ndërsa na tregon se sa e vështirë është jeta në çadër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?