Familja me pesë anëtarë në Burrel përfshihet në aksident

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Baz të Burrelit, në aksin Burrel-Milot.

Makina brenda të cilës udhëtonin pesë anëtarë të një familje nga Dibra ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, të pestë janë plagosur, por një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. Ky i fundit është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

SHKARKO APP