Familja Mjacaj e kishte braktisur pej 5 vjetësh djalin, që pas krimit të parë

Ai që vrau me gjakftohtësi dy turistë çekë, Sokol Mjacaj, prej 5 vitesh ishte refuzuar nga familjarët e tij, të cilët vazhdojnë të jetojnë në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Krimi i parë prej tij, që i mori jetën fëmijës 13- vjeç, Agim Leraj, solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt.

Sokoli ishte djali i parë i tyre, dhe ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasjen e një fëmije tjetër në bashkëpunim me dy të tjerë, për vetëm një varëse floriri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima ishte shoku i tij i shkollës, ndërsa Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim, duke fituar edhe mëshirën e drejtësisë.

Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh që vitin e shkuar të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje.

Emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin.

Dhe pas pesë vjetësh “aktivitet”në botën e krimit, ai mbrëmjen e 3 korrikut me gjakftohtësinë më të  madhe, siç pretendon policia, vrau dy turistë çekë për qëllim grabitje, duke i vënë kështu “kapak” përfundimisht “karrierës” së tij kriminale.

Kjo për faktin se vështirë se ai mund t’i shpëtojë masës “burg për jetë” ndërsa edhe tre Gjyqtarët e Apelit Shkodër që vendosën lirimin e tij po hetohen mbi këtë çështje.    

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?