Familja në Fier infektohet me Covid-19, mes tre anëtarëve dhe fëmija 2 vjeç
Aktualitet E Mërkurë, 6 Maj 2020 12:30
Tre rastet pozitive me Covid-19 në Fier janë anëtarë të një familje, të cilët banojnë në lagjen “Liri Gero” .
Bëhet fjalë për një 70-vjeçare, nusen e saj dhe djalin 2 vjeç të kësaj të fundit.
Ndërkohe janë marrë tamponë edhe për pjesën tjetër të banorëve të pallatit. Bashkia ka kryer dezinfektimin e të gjithë zonës.