Familja shqiptare përfshihet në një aksident, humb jetën gruaja! Burri dhe vajza dërgohen në spital

Këtë të enjte një familje shqiptare u përfshi në një aksident në rrugën Ioniane në zonën Agrinio të Greqisë. Ka ndërruar jetë gruaja, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë dërguar në spital. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është rreth moshës 50 vjeç. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të paqarta ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys duke dalë nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?