Familja shuhet në aksident, pas dasmës përcillen viktimat

Tre pjesëtarë të familjes Murataj humbën jetën si pasojë e një aksidenti teksa ishin duke u kthyer nga një dasmë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në afërsi të fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku mjeti tip “Suzuki” ra në kanal.

32-vjeçari Fisnik Murataj, e fejuara e tij franceze Noza Ahamout (34 vjeç) si dhe kushëriri i Fisnikut, 30-vjeçari Agustin Murataj, po ktheheshin nga dasma e vëllait të drejtuesit të mjetit. Policia tha se shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave.

Ndërkohë ditën e sotme familja Murataj kanë hapur dyert e mortit dhe kanë përcjellë për në banesën e fundit viktimat e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?