Familja u shua në aksident, ja deri në sa vite burg rrezikon 22-vjeçari që eci me makinën ”bishë”

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ”Audi”, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg. Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

SHKARKO APP