Familjar i një punonjësi në fasoneri, konfirmohet një rast i ri me koronavirus në Krujë

Një tjetër rast me Covid-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Krujë. Mësohet se nga 22 teste të kryera vetëm një person ka rezutuar pozitiv.

Ndërkohë që pritet përgjigjja edhe për 16 teste të tjera.

I infektuari i fundit është familjar i njërit prej të prekurve me Covid-19 në fasoneri. Kruja është qyteti i dytë në vend përsa i përket rasteve aktive me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se më tani numri i të infektuarve në vendin tonë është 898, 31 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?