Familjarët çojnë në spitalin e Korçës 62-vjeçarin e vdekur: E goditi rrufeja

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Maliq pasi është goditur nga rrufeja. Sipas të dhënave zyrtare, policia është njoftuar nga bluzat e bardha se në Spitalin Rajonal të Korçës ka mbërritur i shoqëruar nga familjarët e tij, trupi i pa jetë i shtetasit M.M., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras.

Të afërmit kanë pohuar se 62-vjeçari ishte goditur nga rrufeja, në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Pas dëshmive dhe këqyrjes së viktimës, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?