Familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën Arielës
Mëngjesin e sotëm familjarët e Arielës kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në shtëpinë e saj në fshat janë mbledhur familjarë, miq e të arfërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit, vajzës që e përshkruajnë të sjellshme, të urtë, dhe me rezultate të mira në shkollë. Mësohet se në orë 13:00, Ariela do të përcillet në banesën e fundit.
23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi me armë zjarri për vdekje 21-vjeçaren Ariela Muratin dhe më pas tentoi vetëvrasjen. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme pranë spitalit “Nënë Tereza” tek fakulteti i Mjekësisë.
KOHA JONË SONDAZH

