Familjarët e Dr.Florit: Ambulanca dhe mjekët u vonuan, policia nis hetimet

Madje pastori Fitor Muça, mik i kengetarit  u shpreh se mjekët i kishin kërkuar bashkëshortes së Florit, që ta çonte vet bashkëshortin në urgjencë.

Pas këtyre pretendimeve nga ana e familjarëve, policia ka nisur hetimet lidhur me neglizhencën e mjekëve të urgjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë dhe në kohë sa më të shpejtë këngëtarit, i cili ndërroi jetë ditën e  djeshme. Zyrtarisht bëhet me dije se policia ka nisur të hetojë për këtë gjë, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e bashkëshortes së Dr.Florit.

Florian Kondi mbërriti pa asnjë shenjë jete në urgjencën e QSUT të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme në hollin e TVSH-së miq, kolegë, të afërm i kanë dhënë lamtumirën artistit. Homazhet janë kryer  prej ores 09:00 te mëngjesit deri  ne orën 11:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas homazheve, kortezhi është nisur drejt varrezave te Sharres, per t’i dhene lamtumiren e fundit 35- vjeçarit, Florian Kondi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?