Familjarët e të vrarit në Siri: E dinim në Francë, për punë

 

Një ditë pas lajmit të vrasjes në Siri të Mariglen Dervishllarit, sot ka reaguar edhe familjarët e tij. Ata janë janë shprehur se lajmin e kanë mësuar nga mediat, ndërsa Marigleni ndodhej në Siri prej një viti bashkë me gruan dhe dy fëmijët.

Familjarët e 27-vjeçarit nga Rrëmenji i Pogradecit u shprehën se që nga periudha e largimit, ata nuk kanë kontaktuar asnjëhërë me djalëin e tyre.

Ata thanë se Marigleni i kishte thënë se do të shkonte në Francë për punë dhe jo në luftë.

Lajmi u publikua në media një ditë më parë, ku u tha se Mariglen Dervishllari ishte larguar për herë të fundit në vitin 2014.

Me vrasjen e 27-vjeçarit Dervishllari shkon në dy numri i të vrarëve  për Shtetin Islamik nga fshati Rrëmenj i Pogradecit. Në 2013 në luftimet në Siri humbi jetën edhe Dorian Kuqo, po nga ky fshat.

SHKARKO APP