Familjarët e veshin nuse, flet nëna e polices së vetëvrarë

Nëna nuk arriti ta vishte nuse e ta martonte 23 vjeçaren që dje i dha fund jetës në mënyrë tragjike. E kishin veshur me fustan të bardhë dhe e përcollën nuse drejt banesës së fundit, 23-vjeçaren e policisë Peranxhela Shahini.

Familja e saj në Sukth të Durrësit, aty ku kishte lindur dhe ishte rritur, hapi që dje dyert e mortit, ndërsa britmat e nënës dhe tre motrave dëgjohen deri në rrugë.

Të gjithë i mundon arsyeja që e shtyu 23-vjeçaren të ndërmerrte aktin e rëndë, e mes kujës dhe vajit nëna e saj pyet pambarimisht: “Si nuk më le një amanet. Si nuk më le një letër bija ime?”.Lotëve dhe dhimbjes së familjarëve iu bashkun këtë mbrëmje dhe koleget më të afërta të Peranxhelës, për të cilat, sot dukej më e bukur se kurrë. “Dukej si në gjumë aq të bukur e kishin bërë, të veshur nuse me të bardha”,- thonë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koleget treguan ndër të tjera se nuk kishin vërejtur ndonjë shenjë depresioni që mund ta shtynin drejt një akti të tillë shoqen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte vajzë që ndihmonte familjen, e pjekur dhe e përgjegjshme në maksimum. Me pagën e saj mbante familjen që jetonte në fshat”,-thanë ato ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?