Familjarët gjejnë të vdekur 26-vjeçarin në Vlorë. Dyshimet e para

Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur nga familja e tij në qytetin e Vlorës ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa nga hetimet paraprake që i është bërë trupit dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje duke prerë damarët me një thikë.

“Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”,  është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët,” njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?