Familjarët mbajnë zi/Lleshaj: 22 të zhdukurit e Vlorës nuk i ka përpirë deti, janë legjenda
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për 22 personat nga Vlora që janë të zhdukur dhe që familjet nuk kanë një varr ku t’i qajnë. Lleshaj thotë se të gjitha janë legjenda dhe që nuk është aspak e vërtetë se që nga viti 2016, vetëm në Vlorë janë zhdukur 22 persona, më i fundit Ermal Ngucaj, në tetor të këtij viti.
”Ka raste në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Është një legjendë e krijuar, nuk është reale. Nuk janë të dhënat tona që janë 22 të zhdukur nga viti 2016 në Vlorë. Nuk na rezulton reale. Në Vlorë erdha për një analizë pune. Goditja kundër kanabisit apo veprimtarive kriminale dhe pasurive të vëna nga krimi është në fokus. Tani fillon operacioni në të gjithë vendin për të goditur tentativat për vitin 2021, qasja do të ndryshojë. Do të goditen rrjetet e furnizimit me fara, që brenda muajit mars të bëjmë një bilanc të angazhimit të policisë kundër kanabisit”,- tha Lleshaj.