Familjarët po e kërkonin. Ishte larguar nga shtëpia, 40-vjeçari bën aksident në rrugën Tiranë-Elbasan
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan.
Mësohet se në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.