Familjarët tërheqin nga morgu trupin e Kacifas

Dy ditë pas ekzekutimit nga RENEA, familjarët kanë tërhequr trupin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa nga morgu i spitalit.

Fillimisht ata kërkuan ekspertizë të pavarur, ku pjesë të ishin edhe grekët por pas dy ditësh kanë pranuar që të tërheqin trupin e 35-vjeçarit. Pasditen e sotme rreth orës 16:00 të afërmit e Kaçifas morën trupin nga morgu, ndërsa ende nuk dihet nëse varrimi do të bëhet sot apo nesër.

Për herë të parë pas vrasjes, ka folur edhe babai i Kacifas, Janis Kacifa i cili thotë se djali i tij ishte i frymëzuar nga ushtarët grekë, ndjenjat patriotike dhe e donte Greqinë. Gjendja në fshatin Bularat është e qetë, ndërkohë që forcat policore janë larguar nga fshati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?