Familjet e viktimave hapin dyert e mortit, kyçen të afërmit e Danjelit

Një nga ngjarjet më të bujshme në vend është vrasja e dy të rinjëve në Malësinë e Madhe nga kushëriri i tyre dhe gjithçka lidhet me parcelat e kanabisit. Tre kushërinjtë u denoncuan të zhdukur që prej datës 3 tetor dhe pas kërkime intesive, të enjten u gjetën fatkeqësisht trupat e pajetë të dy prej tyre.

Policia gjeti trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Renc, ndërkohë që gjurmët e fundit të tyre kanë qenë në fshatin Vrith. Ata ishin vrarë dhe groposur pranë parcelave me kanabis. Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar thotë se dy kushërinjtë Vilson Çutaj, 37-vjeç dhe Klement Pepaj, 21-vjeç janë gjetur të vrarë pranë një parcele ku ishin kultivuar 29 bimë kanabis.

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, sot mbizotëron zia. Trupat e Vilson Çutajt e Klement Pepajt, që u gjetën një ditë më parë pas pesë ditëve të zhdukur, kanë vizituar për herë të fundit shtëpitë e tyre por këtë herë të pajetë. Pas ceremonisë dhe riteve mortove, të ndjerit do të përcillen për në banesën e fundit, aty ku do të prehen përgjithmonë.

Ajo që vihet re është se ndryshe nga shtëpitë e vitkimave, në atë të Daniel Pepajt, i cili është shpallur në kërkim nga Policia për ekzekutimin e dy të rinjve, mbizotëron heshtja. Në oborrin e saj ndodhet një makinë policie dhe rreth banesës qëndrojnë efektivë blu. Kjo familje tashmë i druhet një hakmarrjeje nga ana e të afërmve të viktimave pasi zakonet e vjetra në Veri të Shqipërisë që vijojnë të zbatohen ende, nuk e falin gjakun.

SHKARKO APP