Familjet në çadra në Thumanë: Të vijnë të na shohin, a jemi gjallë a vdekur

Në Thumanë, familja Koleci me 4 anëtarë, vijon të qëndrojë në çadër, pavarësisht temperaturave tepër të ulta. Kryefamiljari Ramadan Koleci, tregon kushtet e vështira. “Shteti na ka ardh në ndihmë na kanë premtuar për shpiat e reja, na ka ardhur në ndihmë. Njëherë kemi qenë tek fusha e sportit. Këto të pallatit shkuan në Shëngjin, ndërsa ne të shpive private na lanë këtu në çadra. Na kanë thënë se do ua bëjmë shpiat. Viti i ri nuk ishte njëlloj. Me ka ardhur më ka marrë dhëndri e kemi festuar. Ku ta festoja”,-tha për “Report TV”.

Bashkëshortja e tij, tregon se ende nuk ka shlyer borxhin që kishte marrë për riparimet e shtëpisë, që tashmë është e pabanueshme. “Era na ka shkul mbrëmë. Duke u dridh si qen, 50 batanije brenda. Si në det të ftohtë. A e keni borxhin që kishit marrë? Jo s’ka dy muaj që e kisha ndreq shtëpinë, me 26 nëntor i rrafshoj, pa i larë borxhet. Ishalla rregullohet shtëpia dhe do i lajmë ato 7 milionë lekë që kemi”.

Ata e kanë përfituar bonusin e qirasë, ndërkohë që pak metra më tej ndodhet familja Koxha me 6 anëtarë. Kryefamiljari Mersin Koxha tregon se askush nuk është interesuar për ta, dhe se të ardhurat që marrin janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. “Shteti e dimë që nuk mundet ti përballoje as bashkia jo. Por të paktën me na pa ndonjëherë, me ardh me na pa a jemi gjallë apo jo. Nuk kam parë 31 dhjetor me sy. Këtu e kam kalu. Nuk ka patur me hëngër.Kam punuar, jam në pension 86 mijë lek por as kafe nuk më dalin. Nuk kam ansjë të punësuar vetëm gruaja që merr 160 mij lek. Djali naj herë ik në Greqi, por s’ka c’të bëjë”.

SHKARKO APP