“Familjet po kërcënohen pse flasin për hallin e tyre”, ish-deputeti i PD del me denoncimin e rëndë
Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka denoncuar ditën e sotme bashkinë e Fierit, e cila sipas tij po tregohet selektive në shpërndarjen e ndihmave.
Sipas tij, po shihet një papërgjeshmëri dhe ndarje selektive e ndihmave të bashkisë Fier, ndaj familjeve në nevojë, pensionistëve, kryefamiljarëve dhe familjeve në nevojë që jetojnë jo vetëm në Fier, por edhe në fshatra.
Baçi denoncoi se familjet që i ka publikuar e ka bërë për të informuar instancat e bashkisë se ku ndodhen familjes në nevojë dhe jo të kërcënohen pse flasin për hallet e tyre.
Sipas Baçit këto familje janë nevojtare pasi deri dje punonin në të zezë dhe në biznese që sot janë mbyllur, ndërkohë që ju ushtrohet presion se pse denoncojnë shpërndarjen selektive.