Familjet rome në Shqipëri vuajnë diskriminim, reagon Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut

Në fushën e Selitës, në Tiranë, jetojnë 70 familje, shumica prej tyre romë, por janë të kërcënuar së fundmi të dëbohen që andej. Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut kërkojnë që bashkia dhe autoritetet vendore të koordinojë dhe të kryejë një plan veprimi për të parandaluar këto dëbime dhe për të siguruar strehim ndaj familjeve të prekura.

“Civil Rights Defenders” shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi autoritetet shqiptare, mbi mosrespektimin e të drejtës për politikat e strehimit dhe injorimin e vazhdueshëm që i behet komunitetit rom. Mbrojtësit e të Drejtave Civile kërkojnë gjithashtu që autoritetet shqiptare, si Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, të koordinonjë dhe të kryejnë një plan veprimi për të parandaluar këto dëbime. Autoritetet duhet t’iu sigurojnë familjet e prekura strehim të përshtatshëm, nëpërmjet konsultimeve dhe bisedimeve.

– “Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut sigurojë të drejtën për strehim dhe mbrojtje nga dëbimet me forcë. Nëse autoritetet shqiptare nuk kanë marrë masa për parandalimin e dëbimeve që synojnë të nxjerrin romët në qiell të hapur, ata jo vetëm që shkelin këto të drejta, por edhe të drejtën e mos-diskriminimit,” thotë Vasilika Laçi, Zyrtare e Programit të Mbrojtjes së të Drejtave Civile, për Shqipërinë. Familjet më të prekura nga kërcënimet, janë ata që kanë aplikuar për legalizim, në bazë të nenit 39, të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve in-formale. Pas aplikacioneve, ata janë ende në pritje, prandaj  ndërtesat e tyre nuk mund të shpronësohen. Për më tepër, katër familjeve që jetojnë në banesa nuk janë duke u konsideruar për legalizim.

Mbrojtësit e të Drejtave Civile konsiderojnë se masat e ndërmarra nga autoritetet për të mbrojtur familjet nga dëbimit me forcë janë të pamjaftueshme, të papërshtatshme dhe të paraqesin dëm të pariparueshëm, madje thonë se është e qartë se ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, dhe më kryesorja diskriminon romët. Ligjet me ndikim negativ tashmë janë parë në rastin kur dhjetëra familjeve rome në Elbasan, gjatë verës së vitit 2014, iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë, pasi autoritetet kishin marrë vendim për prishjen e tyre.

Sipas legjislacionit aktual shqiptar, strehimi është një objektiv social dhe jo një e drejtë, por nuk ka mbrojtjen e duhur ligjore. Programi aktual i strehimit social është i pamjaftueshëm dhe nuk merr parasysh personat me të ardhurat më të ulëta, ose ata që janë më në nevojë dhe kjo krijon një rrezik të vazhdueshëm të dëbimeve me forcë për këto grupe të ekspozuara.

SHKARKO APP