Famullitari: Politikanët, shtresa më injorante. Mëkati korruptiv po i çon në burg

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj sulmoi ashpër politikanët shqiptarë. Për të ata janë shtresa më injorante dhe më të ulët të popullit shqiptar. Famullitari  nuk i kurseu ironitë për deputetët dhe zyrtarët që kanë përfunduar në burg.

Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotme ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin.

Këto predikime Palaj i bëri në këtë kohë të kreshmeve që për të krishterët paralajmëron ardhjen e Pashkës dhe që shërben ndër të tjera edhe si moment reflektimi e pendese. /Marrë nga A2cnn/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?