Farmacistët e arrestuar boshatisin llogaritë bankare para arrestimit

Llogarit bankare të të arrestuarve për skandalin e ilaçeve të rimbursueshme jane bosh. Verifikohet edhe pasuria e drejtorit Pjerin Xhuvani.

ABC News ka mësuar se farmacisti Hysni Roçi, pronari i 4 farmacive fiktive që dyshohet se është personi që ka përfituar direct rreth 500 mijë euro nga ilaçet e rimburësushme, ka boshatisur të gjitha llogarit bankare.

Prokurorët thonë se nga verifikimi i kryer, rezulton se Roçi pak ditë para se të publikohet raporti i kontrollit të farmacive që zbuloi skandalin e ilaçeve të rimburësueshme, ka zbrazur të gjitha llogarit bankare. Bankat kanë njoftuar prrokurorine, se parat janë tërhequr në ditë të ndryshme në CASH dhe nuk dihet destinacioni i tyre.

Ndërkohë edhe gjatë kontrollit të banesës, policia nuk ka arritur të gjejë ndonjë gjurmë të shumës së rimbursueshme me dokumente fiktive. Sipas prokurorisë, krahas verifikimit të llogarive bankare, është kërkuar edhe nga Hipoteka të evidentojnë të gjitha pronat e të dyshuarit Roçi, i cili është treguar i kujdesëshëm duke mbyllur edhe farmacinë që kishte përball Spitalit të Pediatrisë këtu në Tiranë.

Krahas verifikimit të famracistit Roçi, prokuroria ka kërkuar të dhëna edhe për drejtorin rajonal të fondit Pjerin Xhuvani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me pronarin e 4 farmacive fiktive.

Prokurorët thonë, se është kërkuar verifikimi i llogarive bankare dhe i pronave të Xhuvanit e të afërmve të tij, pasi gjatë kontrollit të banesës policia nuk ka arritur të gjej ndonjë shumë të caktuar parash. Këtij hetimi do t’i nënshtrohen edhe të dyshuarit e tjerë të proceduar në këtë proces hetimor.

Ndërkohë gjatë mesditës së premte, prokurorët kanë marr në pyetje disa mjek, emrat e të cilëve rezultojnë ne recetat e dorëzuar pranë Fondit të rimbursimit në emër të 4 farmaqcive fictive. Mësohet se asnjëri nga mjekët e pyetur, nuk ka pranuar se është firmëtar i këtyre recetave, duke provuar edhe njëherë falsifikimin e tyre.

Nga ana tjëtër prokurorët thonë se hetimi është zgjeruar edhe në nivelin e drejtuesve të Fondit, si rajonal ashtu edhe qendror, pasi dyshohet se zyrtarë të këtij institutcioni prej vitesh kryejnë të njejtën skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme.

SHKARKO APP