Farsë me zgjedhjet e PS-së/ Përplasjet mes Çuçit dhe Golemit mbajnë ”peng” kryetarin e ri

Prej disa muajsh Partia Socialiste ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarët e saj në çdo Bashki, por duket se ky proces nuk është realizuar dot në Gjirokastër për shkak të përplasjeve të brendshme brenda kësaj force politike.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se pavarësisht se zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin ditën e djeshme, ato nuk janë realizuar dhe janë shtyrë për një afat të pacaktuar.

Derimë tani përfliten tre emra për të marrë kreun e kësaj force politike, që janë kryetari aktual Bledi Kaçi (i cili mbështetet nga Bledi Çuçi), drejtori i ujësjellësit Gentian Llogo (i cili mbështetet nga kryetari i Bashkisë Flamur Golemi) dhe Matilda Gushi, e cila aktualisht është drejtoreshë e shkollës së mesme Pandeli Sotiri.

Pikërisht këto përplasje të brendshme, kanë shtyrë për një afat të pacaktuar zgjedhjet për kreun e PS-së në Gjirokastër.

Ndërkohë që në shumë qytete të tjera ka pasur problematika, ku në Sarandë nuk ka pasur kandidatë rivalë, duke zyrtarizuar kryetarin aktual të PS-së.

/Faxweb.al

SHKARKO APP