Fasha e orarit që do të jetë në fuqi për lëvizjen
Në një intervistë për ”News 24”, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijohet me fashën e fundit të orarit që u vendos nga qeveria. ”Vumë dy fasha orarit. Tani kemi arritur në këtë fashë orari. 8 orë për të blere qepë, domate, ilaçe. Apo kush ka nevojë për të bërë kontakte me bankën. Janë shumë. Shumë kush nuk do ta kuptojë se është koha për tu zgjuar dhe në 5 ose në 6, dhe jo të shkojnë në orën 12 atje ku duhet të marrin shërbimin përkatës. Nëse bomba do ishte reale, dhe plasën e bombave do ishin reale dhe avionit mbi kokë do të ishin reale, sdo ishte duke diskutuar njeri se orarin e donte më ndryshe. Do dilte nga shtëpia mundësisht 1 herë në javë,. Duke qenë se nuk janë këto vizuale, dhe armiku është i padukshëm, mobilizimi është i vështirë. 99.9 % e popullit po zbatojnë masat”.