Fasha e re që ndalon lëvizjen, policia dje ka bërë më shumë këshillime

Policia e Shtetit me vendosjen e fashës së re orare që ndalon lëvizjen nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit, ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin. Mbrëmjen e së enjtes, u gjobitën 41 qytetarë të cilët lëviznin pa pasur arsye të domosdoshme pas kësaj fashe. U ndëshkuan me heqje patente dhe bllokim automjeti 59 qytetarë. Nën/Drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, thotë se shkelësit më të mëdhenj te fashës orare janë drejtuesit e automjeteve, ndërsa këmbësorët gjobiten kryesisht për maskat.

“Në qarkullim janë drejtuesit e automjeteve. Pasi këta janë më shkelësit e aktit normativ, në lëvizjen pas fashës orare. Ka edhe drejtues mjetesh që abuzojnë edhe e keqpërdorin autorizimin e aktit normativ. Nuk shkojnë në destinacionin e duhur, por vërdallisën kot, nëpër rrugë, nëpër sheshe. Gjë që janë problematik dhe me të drejtë policia ndërhyn”.

Prej mbrëmjes së të premtes, ndaj këtyre drejtuesve, do të nis një gjurmim nëse ata respektojnë apo jo, lejet që kanë marrë në E-Albania. “Ne do të ndjekim një skemë tjetër sot. Nëse ky drejtues mjeti do ta përdor autorizimin për destinacion, apo do të bëjë këto që ka bërë këto netët e fundit. Do ti jepet targa apo do të ndiqet me makinë apo motor policie deri në destinacion, nëse ti je faktik për këtë gjë që ke marrë apo ke abuzuar. Dhe këtu sanksionet do të jenë shumë të rënda. Dhe këtë standard do ta përdorim që sonte. Do të hyjmë edhe në pjesë të tjera të kodit penal pastaj”.

SHKARKO APP