Fasonët “çlirohen” nga TVSH/ Zgjidhet rimbursimi, drejt shlyerjes detyrimet e prapambetura

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të TVSH-së së rimbursuar për industrinë me material porositësi është drejt fundit, çka do t’i japë mundësinë këtij sektori për më shumë “frymëmarrje” dhe likujditet.

“Rimbursimi i TVSH-ë ka vazhduar me ritme goxha të shpejta. Dhe me ndryshimin e ligjit të ri për TVSH-në për sa i përket nënkontraktorëve nuk do të ketë më akumulim aq  sa ishte më parë dhe normalisht po të zgjidhim çështjen e dhjetorit të vitit të kaluar, biznesi fason ka marrë një ndihmë të madhe” shprehet Florian Zekja, Përfaqësues i Industrisë fason

Pak ditë më parë, Ministja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se deri në fund të muajit Qershor, qeveria do të paguajë të gjitha detyrimet e akumuluara për rimbursimin e TVSH-së, për disa sektorë, si fasonët, grumbulluesit dhe eksportuesit. Dhe duke nisur nga muaji Korrik situata do të normalizohet, pasi do të zbatohen afatet. /SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?