Fatbardh Kadilli: Basha dhe Berisha për mua janë një
Ish-kandidati për kryetar i selisë blu, Fatbardh Kadilli thotë se kryetari i dorëhequr i PD-së, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë një për të.
“Basha e Berisha për mua janë një. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si bëhet partia. Nëse rreshtohemi pas Berishës, nuk kemi sjellë asgjë. Kuvendi nuk mund të mjaftohej duke thënë distacohemi.
Kjo parti ka një problem me SHBA me këtë që ka ndodhur. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si bëhet partia. Nëse rreshtohemi pas Berishës, nuk kemi sjellë asgjë.
Ndryshimi duhet të kishte ndodhur para se të shkonim në Kuvend. Në parti kemi ushqyer shumë gabime, dhe e mbyllim me një deklaratë falje, por kur kërkon falje, bëj një hap pas”.