Fatbardh Kadilli: Dosja e Skerdilajd Konomit në dorë të kriminelëve

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në studion e lajmeve të RTV Ora u shpreh se motivi i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi ka mbetur mister pasi dosja është në dorë të kriminelëve.

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë.

Kadilli: Vrasja ka mbetur mister përderisa dosja shëtit në makinën e kriminelëve dhe të prokurorëve që janë të bashkuar me krimin. Patjetër që do ndodhin gjëra të tilla. Por ka një gjë, ky rast për tu kapur shpejt ndodhi ndoshta aksidentalisht sepse nuk arritën të digjnin makinën dhe armët që kishin lënë brenda. Nuk e di për cfarë arsye sepse nuk jam marrë me hetimin dhe nuk i di detajet, por nuk ishte kaq e suksesshme.

Pse nuk u hetua ky njeri kur iu vra kushëriri dhe dyshohet se prishi provat e krimit. Pse nuk u ndalua, pse nuk u arrestua, të paktën të mos punonte më në burgjet e Shqipërisë. Dhe ne dimë që shumë krime jo në Shqipëri, por dhe në botë, komandohen nga burgjet. Ti mund të kapësh kapon, më shumë për ta mbrojtur se e vrasin dhe ai komandon që atje, me telefon. Se kështu ishte ai i Kavajës, kështu të tjerët, kështu kushëriri i Saimirit, i Fatmirit.

YouTube player

SHKARKO APP