Fatbardh Kadilli: SPAK e filloi me këmbën e majtë, dosja 184 si urbani Tiranë-Peshkopi

Lajtmotivi i aksioni opozitar tashmë ka kthyer në fokus dosjen e famshme 184, pas rikthimit të saj në prokurorinë e Dibrës.

Ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli, nga studio e lajmeve në RTV Ora, duke komentuar mbi këtë çështje është shprehur se nga ky akt përfitojnë ata që janë kapur në përgjime.

Kadilli tha se kryeministri Rama është konceptuesi i këtij krimi elektoral, ndërsa vartësit e tij janë zbatuesit.

Fatbardh Kadilli: Për çdo akt të tillë duhet pyetur kush përfiton, përfitojnë ata që janë të hetuar dhe që janë të kapur nga përgjimet e procesit hetimor që prodhoi këtë dosje. Duke filluar qysh nga kryeministri deri te nëpunësit më të thjeshtë të administratës, të cilët, të organizuar se janë organizatë, kanë realizuar një masakër elektorale në Dibër. E provoi përgjimi i prokurorisë ndaj çështjes së ngritur nga ne dhe qysh nga 2016, kjo është bërë si urbani i dikurshëm Tiranë-Peshkopi, dhe është e qartë, ata që janë të akuzuar, shpresojnë t’i shmangen hetimit dhe ndëshkimit.

Kadilli ka folur edhe për fillesën e punës së SPAK-ut duke thënë se SPAK e ka nisur punën keq, me këmbën e majtë.

Fatbardh Kadilli: Në thelbin e vet ajo dosje e ka bërë gjyqin politik. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që Edi Rama,dhe të gjithë personat që janë të përfshirë atje, konceptues është Rama dhe zbatues gjithë zinxhiri i pushtet nga nivel ministrit, drejtor police, apo deri te drejtor arsimi. Gjyqi politik është bërë, gjyqi penal nuk është thjeshtë. SPAK e filloi me këmbën e majtë. Duhet ta kishte filluar siç duhet.

Ndërkohë, për Partinë demokratike, kalimi i dosjes “184” në Prokurorinë e Dibrës, është varrosja e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

SHKARKO APP