Fate Velaj, këshilltari i Kryeministrit: Ja si duhet të sillet Ilir Meta me Ramën!

 

Fate Velaj, keshilltari i Kryeministrit Rama nuk ka duruar nga sjellja e Ilir Metës dhe i ka dhënë mësime kryeparlamentarit se si duhet të sillet në raport me Edi Ramën. Ja se çfarë thotë ai në gazetën "Dita""Përsa i përket impulseve të reja në qeveri unë kam qenë prej kohësh që ato duhen të bëhen, mbasi jo të gjithë anëtarët e qeverisë me bindin se janë të duhurit, por Ilir Meta duhet të japë impulse në ato ministri ku ai është përgjegjës si parti dhe jo të kërkojë impulse te ministritë që drejtohen nga Edi Rama. Atë e vendos Edi Rama nëse është i kënaqur apo jo nga ministrat e tij. Jo ngaqë do Meta ndryshime aty ku ai do, duhet dhe të bëhen. Kjo është e njëjtë me atë që kur e pyeten ariun, “O Ari! Do bëhen gorricat sivjet? Do bëhen se më hahen mua,­ tha Ariu”.

Pra në vend që të reagojë kryeministri ka dalë në skenë një keshilltar i nivelit të dytë si Velaj për të hedhur gurë mbi keshtjellën e Ilir Metës duke i thënë se të mos e " kruaj" me Edi Ramën.

Guxim i madh i Fate Velajt !

 

 

SHKARKO APP